Home / LAJME / ISIS ka planifikuar sulme në shkallë të madhe në Evropë

ISIS ka planifikuar sulme në shkallë të madhe në Evropë

isis-3-650x358-1453734401-4440667

Europol jep alarmin për sulme të mundshme nga Shteti Islamik në Evropë. Kreu i Agjencisë policore të BE, Rob Wainwright, u tha gazetarëve të hënën se një raport i ri nga Agjencia tregon se “i ashtëquajturi Shteti Islamik kishte zhvilluar një aftësi të re stili për të luftuar dhe kryer një fushatë sulmesh terroriste në shkallë të gjerë botërore, me fokus të veçantë Europën.”

Komentet e Wainwright vinë një ditë pasi Shteti Islamik publikoi një video me 9 autorët e sulmeve të 13 nëntorit të vitit të kaluar në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.

Ekstremistët shfaqen duke dhënë deklaratat e fundit para kryerjes së sulmeve, me mesazhe të ashpra e denigruese kundër Perëndimit, dhe në fund video mbyllet me një kërcënim ndaj Britanisë së Madhe.

About radioalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*