Home / LAJME / Jahjaga: Ndërkombëtarët nuk mund të na zgjidhin ngërçin politik

Jahjaga: Ndërkombëtarët nuk mund të na zgjidhin ngërçin politik

atifete-jahjaga-n1

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, beson se zgjidhje e ngërçit politik që tash e sa kohë e ka mbërthyer Kosovën qëndron tek faktori vendor, më shumë se sa tek faktori ndërkombëtar, raporton nga Gjilani korrespondenti i “Kohës Ditore”.

“Ne besojë që i kemi institucionet tona, institucione të cilat i kemi krijuar me shumë mund për këto vite me radhë dhe zgjidhjet nuk janë në rrugë, zgjidhjet nuk janë përmes dhunës dhe vandalizmit. Dhe zgjidhja është përbrenda institucioneve dhe përmes dialogut të përbashkët në mes të gjitha forcave politike në vend”, ka thënë presidentja gjatë vizitës që i ka bërë komunës së Gjilanit në kuadër të turit të saj nëpër komuna. “Qëllimi ynë është që të intervenojmë sa më parë që është e mundur që të tejkalohen të gjitha vështirësitë në mënyrë që të tërhiqen investimet e huaja në Kosovë, të cilat janë të ndërlidhur me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në zbutjen e papunësisë”, ka thënë pas takimit me kryetarin Haziri, presidentja Jahjaga.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Gjilani, jo vetëm pse është shpallur qyteti më mirë i të bërit biznes në Europën Juglindore, por edhe ofrojnë potenciale dhe shembuj të mirë.

Në emër të tri odave ekonomike, ka folur kryetari i OEK, Safet Gerxhaliu, i cili tha se këto vizita kanë rëndësi multidimensionale, jo vetëm rëndësi ekonomike.

About radioalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*